Si ia doli vajza e një pastori të bëhet gruaja më e fuqishme në botë

18:08 | 12 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Menjëherë pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, një pastor luterian në pjesën ish-komuniste të Gjermanisë, pyeti nëse kapitalizmi mund të pajtohej me krishterimin.

“Gjermania, madje edhe kishat e saj mbizotërohen nga mendimi ekonomik”, tha pastori në vitin 1991. Por mesazhi i Biblës na bën thirrje që të gjykojmë sistemet politike dhe ekonomike nga këndvështimi i viktimave të tyre.

Pastori, Horst Kasner, nuk ishte shumë i njohur, megjithatë në këtë kohë, vajza e tij është gruaja më e fuqishme në botë.

Bëhet fjalë për Angela Merkel, e cila po kërkon mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë. Fitorja do t’i garantoj asaj një qëndrim të jashtëzakonshëm në politikë.

merkel

Babai i Merkelit rrallë herë u shfaq nëpër ngjarjet politike që i ftonte e bija dhe historia e tij e rrallë është ruajtur me fanatizëm nga kancelarja.

Në vitin 1954, kur edhe lindi Merkel, babai i saj e doli kundër valës së qindra mijërave njerëzve që shkonin drejt Gjermanisë Perëndimore. Në vitin 1957, familja Kasner u vendos në buzë të Templinit, në Braudenburg, ku lumenjtë kalonin përmes tokave bujqësore. Misioni i pastorit ishte të ndërtonte një kishte protestante, por ai dëshironte që të ndante punët e kishes nga shteti, duke shfrytëzuar mësimet e vjetra të cilat thonë:”Cezarit jepja atë që i takon Cezarit, Perëndise jepja atë që i takon Perëndisë”.

“Unë kurrë nuk e kam menduar kurrë Templinin si shtëpinë time”, ka deklaruar Merkel në një intervistë në viti 1991. “Por gjithnjë kam shfrytëzuar mundësitë që më ofroi”.

Në intervistat e saj, Merkel ka theksuar marrëdhënien e saj me nënën, Herlinda Kasner, duke shtuar se babai ishte shumë i zënë me studimet e teologjisë. Ajo kujton se babai i kërkoi asaj, dy vëllezërve dhe dy motrave të saj që të ishin’ të rregullt dhe të përsosur’.

merkel1

Horst Kasner vdiq në vitin 2011, gjashtë vjet pasi vajza e tij u bë kancelaria e parë gjermane që vinte nga lindja e vendit dhe gruaja e parë që morrin një pozitë të tillë. Karriera e saj politike fillloi pas rënies së Murit të Berlinit. Nëna e saj, të cilës i ishte ndaluar të punonte si mësuese në Gjermaninë Lindore, u bashkua me socialdemokratët, ndërsa vëllut me partinë e gjelbërt.

Bindjet politike të babait të saj janë shumë të vështira për t’u identifikuar. Pas rrëzimit të Murit të Berlinit, Kasner pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke rindërtuar një kishë të shek.18-të në Templint, të cilën e quajtën ‘Kisha e vogël e gjelbërt’.

“Ai simpatizonte idetë e vjetra të socializmit të përshkruara në shkrimet e shenjta”, tha Jobst Reifenstein, cili punoi një kohë me babain e Merkelit.

Përderisa Lufta e Ftohtë intesifikohej, udhëheqësit e kishës në lindje kishin frikë nga imponimi në shërbim të shtetit totalitar. Në fillim, kisha protestante,  e cila numëronte 80 për qind të popullatës lindore si anëtarë , mendonte se mund të ishte një “kështjellë e mbrojtur nga shteti”, tha Detlef Pollack, një studiues i studimeve fetare në Universitetin e Munster. Por në fund të viteve 1950, qeveria kishte fituar betejën e pushtetit.

Tensionet u zbehën në dekadën e ardhshme, tha Pollack, por në vitet 1970, udhëheqësit e kishës pranuan se “qëllimi kryesor ishte ndërtimi i socializmit”, qëllim të cilin e përqafoi edhe babai i Merkelit.

merkel2

“Ai ishte socialist, por e dinte se shumë gjëra nuk po shkonin si duhet”, tha Jacqueline Boysen, një gazetar gjerman dhe biograf i Merkelit.

Paraqitja e parë e kancelarës u bë një ish-burg Stasi, ku ajo u bëri thirrje gjermanëve që të jenë një ‘forcë për liri’.

“Ne mund të krijojmë një të ardhme më të mirë, nëse e pranojmë të kaluarën”, tha ajo.

Në shënimet e shkruara me dorë nga vitet 1970, Kasner meditoi për “kuptimin e jetës”, duke cituar filozofë të tillë si Epikur dhe Karl Marx.

“Qëllimi që ka një person nuk ipet nga natyra, por ai duhet ta kërkojë dh eta gjejë atë”, shkroi ai. “Nëse njeriu heq dorë nga kjo detyrë, atëherë ai nuk është njeri”.

Para 3 vitesh, Merkel vizitoi kishën në Templin, ku predikoi edhe babai i saj. Dilemave fetare të përfshira në vendimet politike, sikurse armatosja e rebelëve kurdë ose ndihma për refugjatët, ajo iu dha përgjigjje të thjeshtë:

“Perëndia krijoi çdo qenie njerëzore”, tha ajo. “Ne duhet të përpiqemi për përsosmëri, por edhe ne mund të gabojmë”.

Në Templin vazhdon të jetojë nëna e kancelarës. Banorët e vendit shpesh e shohin kancelarën duke kryer pazarin, por preferojnë që mos ta bëzdisin. Ajo vazhdon rutinën e vet, banorët të tyren./Washington Post/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme