Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë ambasadoren Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.
Ambasadorja Apostolova e përgëzoi Pacolli për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane.
Duke e falënderuar Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka theksuar përkushtimin e tij të plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...