Google ADS

Vrapi zbut simptomat e alergjisë

17:06 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Duke vrapuar zbuten simptomat e alergjisë, dhe atë deri në 70 për qind, tregon studimi i fundit i ekspertëve britanikë.

Ekspertët nga qendra britanike kanë ardhur në përfundim se ushtrimet kardio zbutin ndikimin e proteinave. Ky aktivitet fizik është i përdorshëm edhe kur janë në pyetje sëmundjet e zemrës, forcon eshtrat dhe ligamentet, pakëson rrezikun për sulm në tru.

Pas vrapit, numri i qelizave të gjakut, që e ruajnë organizmin tonë, rritet për 30 për qind. Pos kësaj, është dëshmuar se vrapi pakëson nivelin e stresit dhe zgjon hormonet e lumturisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme