Google ADS

Zeka: Prej sot NISMA edhe pozitë edhe opozitë

16:38 | 12 Shtator 2017
M. A.

Deputeti i NISAMA-s, Milaim Zeka ka bërë të ditur se që nga sot kjo parti do vazhdojë e ndarë nga PAN-i.

Përmes një statusi në facebook, Zeka ka thënë se tash e tutje ata do jenë edhe pozitë edhe opozitë.

Ky është postimi i plotë:

Prej sot, rruga jone parlamentare, do te vazhdoje e ndare nga PAN-i. Do kemi qendrime te perbashketa, po edhe te ndara.

Prej sot, do jemi edhe pozite, edhe opozite. Çdo propozim, çdo iniciative qe shkone ne interes te vendit, to ta kete mbeshtetjen e NISM es, ne krye me Bilall Sherifin. Keto iniciativa munden me ardhe nga çdo force politike. Do ta deshmojme, qe ne nuk jemi numera, po jemi deputet!

Jemi zgjedhe per ta mbrojte interrsin e Kosoves, interesin e qytetareve, pastaj te Nismes, e krejte ne fund, edhe tonin! (sic)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme