Ja çfarë dimri do të kemi këtë vit

15:28 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Parashikimet e para për dimrin këtë vit, pas një vere tmerrësisht të nxehtë tregojnë se në Evropë në përgjithësi pritet të jetë një dimër i butë.

Të dhënat të cilat tani janë të disponueshme për publikun nga modeli UK Met Office Glosea, tregojnë se sidomos gjatë muajit tetor, nëntor dhe djetor do te kemi temperatura mesatarisht të ulëta.

Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë.

Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veri-perëndimore është ende e ulët. Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyre.

Vitin e kaluar, dimri 2016 – 2017 ishte më i ashpër duke shënuar temperature të ulëta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme