Google ADS

Reshitaj: Problemi i shpronësimit të pronave rrezikon seriozisht furnizimin me energji elektrike

12:48 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj ka treguar se sot në takimin me menaxhmentin e KEK-ut dhe me kryetarin e Obiliqit është diskutuar për problemet që ka kjo korporatë.

Ajo në rrjetin social facebook ka shkruar se sonte do të diskutohet me banorët e Shipitullës lidhur me problemin e shpronësimit të pronave.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës sonë

Sot së bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalbor Jevtiq patëm një vizit në Korporaten Energjetike të Kosovës.

Aty diskutuam me menaxhmentin e KEK-ut dhe me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi për problemet e shumta që ka në menaxhim kjo korporatë.

Ndërsa sonte në ora 20 do të takohemi edhe me banoret e respektuar të Shipitullës dhe punëtoret e KEK-ut për të diskutuar problemin e kahmotshëm të shpronësimit të pronave, problem i cili e rrezikon seriozisht furnizimin me energji elektrike në tërë Kosovën.

Ju faleminderit.

Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë

Të ngjashme