Google ADS

Prishtina bëhet me program që ka për qëllim punësimin e të rinjve

11:32 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Mike De La Rosa nga USAID kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për fillimin programit të USAID-it për përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt.

Ky program është pesëvjeçar dhe ka për qëllim të zhvillojë aftësitë për punësim dhe ndërmarrësi tek rinia e Kosovës.

Valmira Hoxhaj, drejtuese e projektit ka thënë se ky program është shumë i rëndësishëm për komunën e Prishtinës dhe se do ketë ndikim shumë pozitiv tek të rinjtë.

Mike De La Rosa nga USAID ka thënë se ky projekt synon të përgatisë të rinjtë e shkollave të mesme për punë dhe ka falënderuar për përkushtim dhe për punë.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se me këtë program do të fillojë shkolla ‘Xhevdet Doda’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme