Google ADS

FFK pret oferta për të drejtat televizive

11:09 | 12 Shtator 2017
Arbresh Info

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë ftesë për të drejtat televizive të Superligës së Kosovës.

FFK-ja ka njoftuar përmes faqes zyrtare rreth ftesës për ofertë për të drejtat televizive për Superligën e Kosovës në sezonet 2018/19 dhe 2019/2020, transmeton portali arbresh.info.

“Ofruesi duhet të paraqesë ofertën financiare, strukturën e bashkëpunimit, opsionet shtesë dhe transparencën e të gjitha kontratave me palët tjera. Ofertuesi më i mirë dhe më i përgjegjshëm i përzgjedhur nga komisioni i FFK-së, duhet që brenda 15 ditës pas shpalljes së fituesit, të nënshkruajë kontratën”, njofton FFK-ja.

Afati për paraqitjen e ofertës do të jetë deri më 22 shtator./arbresh.info/

Të ngjashme