Në një lidhje, në shumicën e rasteve meshkujt kanë frikë të krijojnë lidhje serioze, sidomos nga martesa.
Kjo quhet frikë nga dashuria. Godet meshkujt në të gjitha moshat, sidomos ata më të realizuarit në profilin profesional. Ja disa arsye pse pikërisht meshkujt nuk vendosin dot për të krijuar një lidhje më serioze dhe të kenë më shumë përgjegjshmëri.
Nuk duan të humbasin lirinë
Kjo vjen nga frika për të qenë më të përgjegjshëm. Të impenjohesh në një lidhje të rëndësishme, do të thotë të jesh korrekt dhe i përgjegjshëm. Kjo ide i frikëson ata.
Frika ndaj zhgënjimeve
Frika ndaj eksperiencave të së shkuarës i bën ata më shumë dyshues ndaj lidhjes që kanë. Sipas intv.al, ata duan t’i japin të tjerëve idenë që nuk vuajnë dhe janë të fortë.
Nuk duan të tregojnë pjesën e keqe të karakterit të tyre
Në dashuri mund ta fshehësh për disa kohë karakterin e vërtet, por jo gjithmonë. Do vijë një moment që ata do shfaqen vetvetja dhe do prishin çdo gjë.
Nuk duan të ndryshojnë status
Ata kanë frikë më shumë se femrat për ndryshim. Duan të jenë të lirë gjithmonë dhe fakti se do qëndrojnë vetëm me një person, i frikëson.
Nuk janë të sigurt për gjendjen e tyre ekonomike
Kohët e fundit, meshkujt po largohen ndaj lidhjeve serioze, sepse nuk janë të sigurt nëse mund ta përballojnë jetën në çift nga ana ekonomike. Pasiguria e tyre për t’i ofruar asaj më të mirën, bën që mos të vendosin për të krijuar diçka serioze.
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?