Gareth Bale zbulon pse refuzoi mundësinë që t’i bashkohet Man Utd

09:06 | 12 Shtator 2017
Arbresh Info

Gareth Bale ka lënë të kuptohet se qëndroi në Real Madridit për të fituar trofe në vend që t’i bashkohet Manchester United për të qenë peshku i madh në një liqen të vogël.

Reprezentuesi uellsian është kërkuar shumë për transferim te klubi në Old Trafford këtë verë dhe Jose Mourinho është përpiqur vazhdimisht për të inkurajuar atë që të rikthehet në Angli, por sulmuesi ka refuzuar propozimet e trajnerit portugez, transmeton portali arbresh.info.

Ai do të qëndrojë në Real Madridit derisa gjiganti spanjoll vazhdon të ketë si qëllim të fitojë titullin për të tretën radhazi në Ligë të Kampionëve, megjithëse është e ditur që do të jetë gjithmonë pas Cristiano Ronaldos.

Bale nuk do të jetë asnjëherë lojtari kryesor në Real Madridi derisa Ronaldo është në klub
Bale nuk do të jetë asnjëherë lojtari kryesor në Real Madridi derisa Ronaldo është në klub

Por ndryshe nga Neymari, i cili zgjodhi që t’i bashkohet PSG-së për tu larguar nga hija e Lionel Messit dhe të bëhet lojtari kryesor diku tjetër, Bale beson që trofetë janë më të vlefshëm se sa të qenurit në qendër të vëmendjes.

“Shiko, ekziston një argument për këtë”, ka thënë sulmuesi për ‘Daily Mail’ kur është pyetur nëse ia vlen të fitojë më pak për të qenë një yll.

“Mendoj që gjëja kryesore, ku ju shikoni prapa në karrierën tuaj, është se fokusoheni tek trofetë. Në fund, kjo është sigurisht gjëja më e rëndësishme”

Bale është kritikuar nga tifozët derisa Ronaldo vazhdon të qëndrojë jashtë fushës si i një suspenduar, kohë gjatë të cilës Real Madridi ka pasur probleme në ligë duke barazuar në dy ndeshje radhazi./arbresh.info/

Të ngjashme