Google ADS

Rrëfehet Nicole Scherzinger: E shisja gjakun për të vazhduar studimet

01:22 | 12 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Këngëtarja 39-vjeçare shpjegoi se si i është dashur të bëjë punë të rëndomta për shkak se familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet për të vazhduar kolegjin.

Në një intervistë për revistën Cosmopolitan, Nicole tha: Në kolegj bëra gjithçka, që nga puna në një kozmetikë e deri tek puna në një restorant italian si këngëtare operistike. Periudha më e vështirë ka qenë në gjimnaz kur shpesh herë shisja gjakun tim për të marë para. I vetmi ushqim që konsumoja ishin pakot e gatshme të petullave që përgatiteshin duke i shtuar vetëm ujë.

E kaluara e saj e vështirë e ka bërë këngëtaren të jetë mirënjohëse për suksesin e saj, duke shtuar: “Unë e dua familjen time pavarësisht se ata nuk kanë pasur mundësi të më blejnë shumë gjëra. “Unë e arrita gjithçka vetë duke punuar dhe jam shumë krenare për këtë,të gjithë befasohen me mua sepse unë jam shumë dorështrënguar. Unë sigurohem të mos shpenzoj për asgjë shumë të tepërt”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme