Shkencëtarët kanë zbuluar që selfi nuk është e thënë të jetë e dëmshme. Fotografitë tuaja mund t’ju tregojnë se a vuani nga ndonjë sëmundje, si edhe sa gjatë do të jetoni.
Ekzistojnë dy tipa buzëqeshjeje – artificiale dhe natyrale. Për dallim nga artificialja, e cila aktivizon vetëm muskujt rreth gojës, buzëqeshja e natyrshme (e sinqertë) aktivizon kontraksionet e qëllimta por edhe të rastësishme të muskujve, të cilat ngrenë këndet e buzëve dhe të faqeve, por edhe krijojnë rrudha rreth syve.
Hulumtimi ka treguar që personat, fytyrat e të cilëve në foto selfie i zbukuron buzëqeshja e sinqertë jetojnë më gjatë. Buzëqeshja është ilaçi më i mirë i lirimit të stresit, sepse zgjeron enët e gjakut, shton qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës. Sipas hulumtimeve, njerëzit që buzëqeshin jetojnë shtatë vjet më shumë se ata që janë të vrenjtur.
Buzëqeshja artificiale (e rreme) nuk i ka ato efekte pozitive, andaj shpesh zbulon emocione negative, të cilat mund të shkurtojnë jetëgjatësinë. Për të zbuluar a do të keni jetë të gjatë, kthejeni objektivin e aparatit nga vetja, buzëqeshni dhe bëni selfi, pastaj krahasojeni me vijat e përshkruara të fytyrës. Nëse konstatoni që buzëqeshja juaj është e sinqertë (e natyrshme), vazhdoni të krahasoni dhe bëni selfi të reja çdo muaj për të parë se a është përmirësuar buzëqeshja juaj.
Rrudhat e gjëra dhe të thella rreth syve janë shprehje e qëndrimit pozitiv ndaj jetës, gjë që do të thotë që personi të cilit “i qeshin sytë” gjatë do të jetë më i shëndetshëm dhe që do të jetojë më gjatë – thonë hulumtuesit e Universitetit Vine. Selfi mund të zbulojë shumë më tepër.
Shikoni sytë tuaj. Gropat e errëta të syve mund të zbulojnë edhe alergjitë, ndërsa linja e hollë e bardhë rreth skajit të bebes së syrit ngjyrë pak si dyllë i bardhë të puçrrave rreth syve, si edhe njolla të verdha në kapakë të syve mund të jenë shenjë e ngritjes së nivelit të kolesterinës.
Skuqja e të bardhëve të syve shkakton zgjerimin e kapilarëve të cilët janë cekët nën sipërfaqen e syve, mirëpo skuqja e syve mund të jetë edhe simptomë e alergjisë, e syve të tharë, lisë dhe konjuktivitisit, baktereve shumë infektuese të infeksioneve të syrit.
Sytë e shtrembëruar mund të jenë edhe shenjë e inflamacionit të bebes së syrit, e cila mund të jetë e shkaktuar na infeksioni virusal, por në raste të rralla edhe e sëmundjeve autoimune. Kapakët e lëshuar mund të tregojnë sasinë e madhe të stresit, apo edhe kancerin e mushkërive.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...