Italianët në krizë dashurie, femrat gjejnë ngushëllim te marokenët e shqiptarët

23:51 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Atdheu i Casanovës në krizë dashurie. Të dhënat mbi përqindjen e italianëve që bëjnë dashuri janë shqetësuese për vendin që i ka dhuruar botës personazhe të famshëm e këngë të paharruara romantike.

“Duket se ka hyrë në krizë ana më pasionante e italianëve, jo thjesht një rënie interesi për joshjen dhe artin e dashurisë, por ndoshta edhe një rënie e vërtetë e dëshirës seksuale”.

Sipas të dhënave nga Doxa, në 15 vitet e fundit frekuenca e raporteve seksuale ka rënë me 10% dhe kjo vihet re te të gjitha moshat, por sidomos te të rinjtë. Faza më kritike është ajo e moshës 35-40 vjeç, në të cilën vetëm tre çifte në dhjetë vazhdojnë të kenë më tepër se një marrëdhënie në javë. Frekuncën më të lartë e ka mosha nën 35 vjeç dhe kush ka një marrëdhënie që zgjat prejh më pak se pesë vjetësh. 9% pranojnë se nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale në gjashtë muajt e fundit.

I gjithë faji është i rrjeteve sociale të cilat po i ndajnë njerëzit dhe nuk i lënë më të takohen. Milenialët kanë mesatarisht më pak marrëdhënie seksuale krahasuar me brezat e mëparshëm dhe kjo konfirmohet nga shpenzimet për profilaktikë që në vitin e fundit janë ulur me 6%, ashtu si dhe pilulat kontraceptive, -3.4%.

Burrat italianë kërkojnë femra nga Evropa Lindore: Rumania, Ukraina, Rusia e Moldavia janë vendet në katër pozicionet e para. Ndërkohë, femrat italiane kënaqen me të huajt e komuniteteve më të mëdha, katër të parat janë Maroku, Shqipëria, Rumania e Tunizia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme