Google ADS

Haradinaj takon edhe kryevëzhguesin e zgjedhjeve nga BE-ja

23:14 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, në orët e mbrëmjes ka pritur shefin e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, Alojz Peterle.

Gjatë takimit Haradinaj-Peterle është biseduar lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, si dhe për përgatitjet për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, ka bërë të ditur Kryeministria, nëpërmjet një njoftimi.

Peterle ka qëndruar në Prishtinë për një vizitë të shkurtër, për të publikuar raportin final me rekomandimet për zgjedhjet parlamentare dhe për të lansuar misionin e ri për vëzhgimin e zgjedhjeve komunale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme