Google ADS

Narcos: Jorge Salcedo flet për serialin dhe të vërtetën e kartelit Cali

22:52 | 11 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Pas vrasjes së Pablo Escobar, sezona e tretë e serialit Narcos, flet për rrëzimin nga pushteti të kartelin Cali dhe në qendër të vëmendjes ka Jorge Salcedo.

Si kreu i sigurimit të karlelit Cali dhe si informatori që solli deri te shkatërrimi i kartelit, Salcedo (i luajtur nga Matias Varela) mbetet një ndër figurat kyqe të serialit në këtë sezonë, transmeton portali arbresh.info

Më poshtë mund të lexoni intervistën e Jorge Salcedo dhënë për mediat amerikane. Ai rrëfen detaje edhe nga ato që nuk janë shfaqur në serial.

narcos-jorge-salcedo-1

A e keni parë serialin ‘Narcos’, sidomos sezonën e fundit?

Salcedo: Nuk kam parë shumë, por nga ajo që kam parë është një prodhim i mirë dhe dinamik.

Si jeni përfshirë në këtë projekt?

Salcedo: U ftova në L.A. Asnjëherë në jetën time nuk kam parë njerëz kaq të rëndësishëm që merren me botën e filmit. Unë u gjeta aty vetëm për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.

Sa i saktë është rrëfimi në serial?

Salcedo: Historia në përgjithësi është e vërtetë. Megjithatë, aty paraqitet një ose dy raste që nuk mund të them se janë të vërteta. Por, pjesa më e madhe e serialit është e vërtetë.

A keni një shembull të diçkaje që mund të jetë e shtjelluar?

Salcedo: Kam parë një episode, në të cilin shfaqen dy djem me motoçikleta. Është shumë e vërtetë se në atë kohë kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Unë s’kam qenë aty, por e di që shumë njerëz janë vrarë.

narcos-jorge-salcedo

Është një skenë ku jeni ftuar gjoja për një takim në një fermë, ndërsa aty po ndodhte një vrasje.

Salcedo: Ah po, ajo ishte e tmerrshme. Më thanë se do të takoja Miguel (Rodrigues, një nga katër mbretërit e kartelin Cali) në një femrë. Ajo nuk ishte një femrë e thjeshtë, ishte shumë luksozë. Papritmas e tëra është kthyer në dhunë. Kam dëgjuar ulërima. Roli im ishte që të bëja sigurimin, por shpesh herë e kam menduar se pse u ftova atje? Ishte një provokim? E dija se ata ishin në gjendje të vrisnin këdo, madje edhe gratë dhe fëmijët.

Pas tentimit të parë për të arrestuar Miguelin, juve u është vendosur një qese plastike në kokë. Cila është e vërteta?

Salcedo: Pak a shumë ajo ishte e vërteta. Sepse ata dyshonin te unë. Unë e kuptova kur u thirra në dhomën ku qëndronte Miguel, pasi kishim planifikuar të largoheshim nga aty. Këtu vjen edhe skena e tentimit për vrasje. Nëse amerikanët nuk do të hynin me shpejtësi në dhomë, unë do të isha i vdekur.

Në fund të sezonës, pasi e arrestojnë Palomarin, ju e vrisni Navegante.

Salcedo: Jo, në realitet nuk e kam vrarë. Atë e kanë vrarë djemtë e DEA-s. Unë kam qëndruar i fshehur për një kohë të gjatë. Atë natë unë nuk kam qenë present fizikisht, isha me familjen time. Në të vërtetë, unë nuk kam vrarë askënd.

jorge_salcedo_-_1972

Në serial paraqitet marrëdhënia e tensionuar mes jush dhe djalit të Miguel. Cila është e vërtëta?

Salcedo: Po, ai ishte djali dhe pasuesi i tij. Ai ankohej për mua, por nuk është se kemi pasur ndonjë konflikt. Unë dhe ai kemi qenë dëshmitarë në secilin takim. Të vetmën këshillë që ja kam dhënë atij është kur i kam thënë që të mos e lakmojë fronin e babit. Por, pasi të gjithë bosët ranë në burg, e tëra morri kahje tjetër. Ai u kthye në armikun më të madh që kisha.

Si u përfshitë në sigurimin e kartelit më të rrezikshëm në botë?

Salcedo: Për mua nuk flitet shumë në serial. Babai im ka qenë gjeneral dhe kishte lidhje të mira. Unë bëra studime inxhinierike dhe po bëja shërbime të specializuara për rafineritë e naftës. Kështuqë, e përdorua njohurinë time. Krijova lidhje me shumë kompani të nivelit të lartë në Britaninë e Madhe. Madje, kam trajtuar edhe ushtrinë në Kolumbi. Në dhjetor të vitit 1988, një mik i imi që kishte lidhje me kartelin më njoftoi me ta dhe më tha që kemi nevojë për ty. Kështu edhe filloi historia ime me ta.

Sa vjet jeni tani?

Salcedo: Tani jam në fund të 60-tave. Kam qenë në mbrojtje si dëshmitar për 22 vite. Kam përdorur emër të ri për të vazhduar jetën.

Si ka qenë jeta juaj në SHBA?

Salcedo: Ishte kohë tjetër. Kur arrita këtu kisha kaluar të 40-tat. Pra, edhe pse unë jam një inxhinier dhe kam një diplomë dhe gjithçka, ajo ishte në emrin tim, pra në emrin tim të vjetër. Kështuqë asgjë nga  e kaluara nuk më hynte në punë. Megjithatë, nuk kam hequr dorë. Për fat të mirë, kisha aq të holla sa të hapja një kompani. Në pesë vitet e para i jam përkushtuar familjes dhe i jam përshtatur jetës në SHBA.

Tani që historia juaj njihet nga shumë njerëz që kanë parë serialin Narcos, si ndjeheni?

Salcedo: Në të vërtetë jam krenar me atë që kam bërë, sepse me rënien e kartelit u zbuluan edhe shumë afera korruptive të qeverisë. Por e bukura e kësaj është, që kur dëshironi të bëni mirë, mos ja thoni askujt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme