Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me në krye Murat Mehën, ka zënë vend në mediat e Malit të Zi.
Por përpos mediave, askush në Qeverinë e Malit të Zi nuk është e informuar për një vendim të tillë.
Insajderi ka kontaktuar me zyrën e kryeministrit malazez për të mësuar nëse Qeveria e Malit të Zi është e informuar për këtë vendim.
Srđan Kusovac këshilltar i kryeministrit të Malit të Zi Duško Marković, dhe drejtues i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë malazeze, ka thënë se askush nuk është i informuar për këtë vendim.
“Ne nuk e kemi asnjë informacion për këtë vendim të kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës. Nuk jemi të informuar as për shkarkim të kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion e as për ndonjë lëvizje tjetër në marrëveshjen e dy vendeve për demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës”, ka thënë Kusovac.
Haradinaj sot mori vendim që të shkarkojë Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe kryetarin e deritashëm Murat Mehën me të cilin kishte pasur edhe konfrontime të ashpra gjatë debateve për demarkacionin me Malin e Zi. Në vend të tij e ka emëruar kundërshtarin më të madh të demarkacionit nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi.
Shkarkimi i këtij komisioni ngjalli edhe reagimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e pyeti Haradinajn, nëse është konsultuar me Malin e Zi për këtë vendim.
Në një takim me qytetarë në Prizren i mbajtur me 21 maj të këtij viti, Haradinaj kishte thënë se Qeveria e drejtuar nga ai tashmë e ka të qartë se si do ta zgjidhë çështjen e demarkacionit por kufiri do të mbetet në Çakor.
“Ne do të krijojmë një komision të ri, që ka të gjetura të reja. BE-së do t’i themi se kjo çështje që e keni si kusht është në rrugë për t’u zgjidhur dhe se nuk ke të drejtë ta ndalosh sepse nuk është më proces i bllokuar. Ata e kanë ndalë procesin e liberalizimit të vizave sepse demarkacioni ka qenë i bllokuar”, kishte thënë Haradinaj.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...