Murati: Demarkacioni të rrëzohet në Kuvend e të shkojë në Arbitrazh

21:43 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Ish-ministri i Diasporës, njëherësh kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur bindjen se për demarkacionin nuk ka rrugë tjetër, pos arbitrazhit ndërkombëtar.

“Për të ndodhur kjo duhet të sillet në kuvend versioni aktual dhe të rrëzohet dhe kështu krijohet kontest juridik e politik me Malin e Zi”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.

“Të tjerat janë lojëra politike dhe vonesa të panevojshme”, është shprehur ai.

Sot, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e parë të mbajtur, ka shkarkuar Komisionin shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Shkarkimi i komisionit u bë pa asnjë votë kundër dhe me vetëm dy abstenime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme