Ndoshta është folur shumë më tepër se që është dashur për dasmën mes Marina Vjollcës, e Getoar Selimit, shkruan Gazeta Blic.
Por, nuk mund t’u mbesim borxh edhe për këtë detaj që sapo e kemi marrë vesh.
Këpucët e dasmës së Marina Vjollcës, dhe këpucët e dasmës së Xhesila Myrtezajt që të dyja janë blerë nga kompania e dizajnerit të modës, Jimmy Choo.
Jimmy Choo njihet për stilin unik të këpucëve dhe njëherësh njihet si dizjaneri i preferuar i këpucëve për shumë yje botërore.
Janë Jennifer Lopez, Diane Kruger, Megan Fox, Beyoncé, Victoria Beckham, Emma Stone e shumë yje të tjera të cilat me shumë krenari i mbajnë të mbathura këpucët e kësaj marke.
Edhe yjet tona nuk është se po ia lënë keq.
Ditë më parë kur u martua këngëtarja Xhensila Myrtezaj u fol shumë rreth çmimit ‘marramendës’ të këpucëve të saj të dasmës të cilat kushtuan hiç më pak se 2395 euro, shkruan Gazeta Blic.
Edhe Marina Vjollca nuk duket t’ia ketë lënë më keq veçse kësaj këpucët e dasmës i kanë kushtuar pak më lirë sesa Xhensilës.
Në faqen e Jimmy Choo ne kemi gjetur se këpucët e dasmës që i ka pasur mbath Marina, kushtojnë 1495 euro, pra 900 euro më lirë se ato të Xhensilës.
Getoar Selimi e Marina vjollca janë çifti më i ri në estradën tonë të cilët mbrëmë e kurorëzuan dashurinë e tyre në Shqipëri.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç