Luftë me dhëmbë të ndjeshëm?
Shkencëtarët zhvillojnë formulën e re të dhëmbëve të fortë të bërë me çaj jeshil që lehtëson dhimbjen dhe parandalon dëmtimin e tyre.
Pastat e dhëmbëve te zakonshme për dhëmbë të ndjeshëm, nuk kanë efekte afatgjata.
Formula e re me baze çajin jeshil mund të lehtësojë dhe të parandalojë dhimbjet. Erozioni është shkaku i zakonshëm i dhimbjes ose problemeve të ndryshme të dhëmbëve.
Shumë njerëz kanë ndjeshmëri ndaj pijeve të nxehta ose të ftohta, shkruan shekulli. Tani shkencëtarët kanë shpikur një pastë të re, të bërë me ekstrakt nga çaji jeshil që mund të zgjidhë këtë problem dhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.
Cui Huang nga Universiteti i Wuhan në Kinë dhe kolegët e tij, donin të trajtonin ndjeshmërinë dhe të luftonin bakteret në të njëjtën kohë prandaj erdhen me kete produkt.
Komponimet e çajit të gjelbër gjithashtu veprojnë si një freski natyrore për frymëmarrjemn, sipas Dr. Tim Bond nga grupi shëndetësor “The Tea Advisory Panel”.
Ai tha: “Është e njohur se çaji jeshil ka një numër përfitimesh për higjienën dentare dhe orale. Ekstraktet e çajit jeshil ndalojnë depërtimin e materialeve që përmbajnë sheqer në dhëmbë, duke ndaluar kështu dhe prodhimin e acideve që përshpejtojnë erozionin e sipërfaqes së dhëmbit”.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...