Google ADS

Lekaj premton se do ta gjallërojë Ministrinë e Infrastrukturës

18:06 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin e ministrit Pal Lekajt. Ky i fundit tha se do ta gjallëron këtë institucion.
Në një takim të shkurtër të dy biseduan për projektet e realizuara deri më tani, sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Infrastrukturës.

Ish-ministri Muharremi e ka uruar për detyrën e ministrit të Infrastrukturës, ministrin Lekaj.

Lekaj më pas ka shkruar në facebook se MI me respektin dhe përkushtimin me të madh do ta bëjmë që të ngjallët.

“Duke e gjallëruar ketë institucion, duke përfunduar punët më shpejtësinë e duhur, si në infrastrukturë, po ashtu edhe në sektorë të tjerë, ne mundësojmë që të aktivizohet Kosova, në ekonomi të brendshme, që nënkupton rritje të mundësisë për punësim, në komunikim tregtarë e njerëzor me të shpejt ndër komunal, por edhe me shtetet tjera për rreth nesh. Punën tonë të përbashkët do ta bëjmë me të gjitha Departmantet dhe Divizionet e Ministrisë së Infrastrukturës, duke i thirrur ato që të jenë të gjitha në krye të detyrës dhe duke ua kujtuar që MI-ja nuk është institucion i akomodimit dhe qëndrimit vetëm nëpër zyre, por i terrenit dhe i punëve praktike. I gjithë angazhimi ynë do ta ketë të përbashkët atë çka është me kryesorja, transparencën. Punë dhe transparencë sepse infrastruktura është aset nacional e jo përkatësi partiake”, ka shkruar ai.

Të ngjashme