Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn ka thënë se krijimi i institucioneve të Kosovës është një hap i rëndësishëm.
Duke theksuar se BE-ja është e informuar në lidhje me formimin e institucioneve të Kosovës, Hahn ka thënë se qeveria e Kosovës ka një përgjegjësi ndaj qytetarëve të saj për të bërë progres në rrugën drejt BE-së duke zbatuar reformat në fushën e sundimit të ligjit, ekonomi, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Beogradin, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, Brukseli pret që qeveria e re e Kosovës të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon për të bashkëpunuar me Beogradin.
“Formimi i institucioneve në Kosovë pas disa javësh pasigurie politike, është një hap shumë i rëndësishëm. Kosova përballet me shumë sfida të vështira duke përfshirë korrupsionin, sundimin e dobët të ligjit, papunësinë e lartë dhe nivelet e ulëta të sistemit arsimor”, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar në EEAS.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...