Ja në cilat 4 situata është thjeshtë më mirë të mbani gojën mbyllur.
Komunikimi është një nga themelet më të rëndësishme për lidhje të shëndetshme. Por, kur bëhet fjalë për këto 4 gjëra, ndoshta është më mirë t’i mbani për vete.
Parasegjithash mendojmë për rrjetet sociale. Shpalosja e tyre partnerit është plotësisht e panevojshme dhe mund të shkaktojë edhe më shumë grindje, në rast se sheh diçka që nuk i pëlqen apo interpreton diçka gabimisht. Gjithashtu, as ju mos e detyroni të ndajë fjalëkalimet me ju. Gjithmonë është më mirë ti besohet partnerit se ai nuk do të devijojë në rrugë të gabuar, sado që të ju duket çmenduri.
Jo, nuk jeni të obliguar ti zbuloni se sa partnerë seksual keni pasur deri tani. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për jetën seksuale, ajo që ai gjithashtu nuk duhet ditur janë detajet e njejta me ish partnerët tuaj. Askush nuk e ka të lehtë të ndëgjojë gjëra të tilla, të cilat gjithashtu mundë të nxisin pasiguri dhe xhelozi tek ai ashtuqë kujdes kur kur hapni tema të tilla.
Prap, ai kujdeset për familjen dhe miqtë e tij ashtuqë çfarëdo pranimi të llojit të tillë mund të shkaktojë probleme mes ju dy. Madje edhe kur nuk pajtoheni me ta, me ngacmimin se ata janë të këqinj vetëm e acaroni atë, sepse ata kanë qenë aty edhe para jush. Për këtë, më mirë këto gjëra mbani për vete./femra.net/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë