Google ADS

Haradinaj takohet me sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë

15:33 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës takoi sekretarët e përgjithshëm të qeverisë, me të cilët bisedoi për një dinamikë të re qeverisëse, shkruan arbresh.info.

Kryeministri Haradinaj në bashkëbisedim me sekretarët e përgjithshëm theksoi rëndësinë e operacionalizimit të programit qeverisës 2017-2021 dhe kërkoi nga ta
angazhim të plotë në përmbushjen e të gjitha detyrave qeverisëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme