Albena Reshitaj pranon detyrën e ministres së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor

15:04 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministrja e re e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pranuar sot detyrën e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Me këtë rast, Reshitaj ka garantuar qytetarët se do të jap potencialin profesional dhe human për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sot me përgjegjësi të madhe, pranova pozitën e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Ju garantoj që do të jap tërë potencialin tim profesional dhe human, për t’i shërbyer këtij vendi dhe juve qytetarë të dashur.

Po ashtu dua të uroj Presidentin e AKR-së, zotri Behgjet Pacollin për detyrën e Zv.Kryeministrit të parë dhe atë të Ministrit të punëve të jashtme. E kam thënë shumë herë e po e them edhe tash, Kosova ka fat që ka një njeri si Begjet Pacolli, që si simbol i suksesit që është, padyshim që do t’i prijë edhe sukseseve të diplomacisë Kosovare.

Uroj po ashtu edhe Kryeministrin Haradinaj dhe gjithë anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar për përgjegjësitë që pranuan sot.

Paçim mbarësi dhe suksese.

Ju faleminderit.

Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë

21586761_261552174354767_8361286385943946730_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme