500 të vdekur nga kolera në Kongo

11:28 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Më shumë se 500 persona kanë vdekur deri tani nga epidemia e kolerës që ka përfshirë Republikën Demokratike të Kongos.

Shpërthimet e sëmundjes së ujit ndodhin rregullisht në Kongo, kryesisht për shkak të kanalizimeve të dobëta dhe mungesës së qasjes në ujë të pijshëm e të pastër, transmeton portali arbresh.info

Por epidemia e këtij viti, e cila tashmë ka goditur të paktën 10 zona urbane duke përfshirë kryeqytetin Kinshasa, është veçanërisht shqetësuese për sa i përket asaj se rreth 1.4 milion njerëz janë zhvendosur nga dhuna në rajonin qendror Kasai.

OBSH tha se të paktën 528 njerëz kishin vdekur dhe epidemia ishte përhapur në 20 nga 26 provinca sa ka gjithsej Kongo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme