Mesfushori nga Maqedonia i Kombëtares shqiptare (grupmoshat e reja), Jasir Asani, është lojtar i lirë, pasi para pak kohësh ndërpreu kontratën me Pobedën, skuadër me të cilën nënshkroi këtë verë, por u largua vetëm pas dy ndeshjesh prej tyre.
Aktualisht ai është në kërkim të një ekipi dhe për disa ditë ishte në Turqi me shpresën se do të nënshkruante atje, por derimë tani kjo nuk ka ndodhur.
Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” ai do të ketë një takim me drejtuesit e Partizanit dhe mund të veshë fanellën e të kuqve.
Problemi është federimi në këto momente me të kuqtë, por Partizani B është një opsion që ai të jetë gati për lojë para janarit. Gjithsesi asgjë nuk është “fushë me lule”, pasi për shërbimet e tij Partizani duhet të paguajë.
Ofertat Asanit nuk i kanë munguar, por për të dalë jashtë Maqedonisë falas duhet pritur vera e ardhshme, kur mesfushori t’i ketë mbushur 23 vjeç. Momentalisht Partizani duhet të paguajë taksën e formimit për lojtarin dhe nuk bëhet fjalë për një shumë të vogël, pasi i kalon 50 mijë eurot.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...