Google ADS

Gjuri: Nuk ka kompromis për formimin e ushtrisë së Kosovës

11:00 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq, ka deklaruar se Lista Serbe në mënyrë të qartë do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se ai është i bindur se nuk do të ketë kompromis në këtë çështje.

Për Vecernje Novosti, ai ka theksuar se Lista Serbe e ka ndërmarrë hapin e parë dhe kjo është heqja e programit për formimin e ushtrisë nga Qeveria, transmeton portali arbresh.info

“Haradinaj deri më tani nuk ka përmendur transformimin e Forcave të Sigurisë në ushtri të Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës ka bërë disa lëshime, ndërsa ka shtuar se nga kabineti i Haradinajt janë përjashtuar formimi i ushtrisë dhe pasuria e Trepçës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme