OKB gati të ndihmojë Meksikën pas tërmetit shkatërrues

10:29 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Kombet e Bashkuara janë gati të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Meksikën, që u prek nga një tërmet i fuqishëm, raporton Sputnik.

“Kombet e Bashkuara qëndrojnë gati për të ofruar mbështetje, nëse kërkohet”, ka thënë zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të PKB-së, Stephane Dujaric, transmeton portali abresh.info

Ai shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres u trishtua nga vdekjet dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti.

“Sekretari i Përgjithshëm i dërgon ngushëllimet e tij Qeverisë dhe popullit të Meksikës. Ai dëshiron një shërim të shpejtë të të lënduarve. Ai përgëzon autoritetet dhe përgjegjësit e emergjencave, të cilët nuk po kursejnë përpjekjet për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore”, thuhet në deklaratë.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan njoftoi se një tërmet i magnitudës 8.1 në shkallën Riter goditi në jugperëndim të Pijijiapan të Meksikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme