Thaçi: Sulmet në New York dhe Pentagon ishin mizore

09:20 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sulmet 11 shtatorit 2001 ndaj Qendrës Botërore Të Tregtisë në New York.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo ditë u bë ditë e kthesës së madhe në historinë botërore.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan.

Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit ishin shumë mizore.

Ndonëse ditë e rëndë për mbarë botën e qytetëruar, ajo u bë edhe ditë e kthesës së madhe në historinë botërore.

Sulmet mbi kullat binjake, ku humbën jetën mijëra persona, më pas binjakëzuan shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, të cilat, të udhëhequra nga SHBA-ja ngadhënjyen në këtë luftë.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë viktimat e 11 shtatorit 2001 me nderime të larta shtetërore. HTH./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme