Mësuesi im ishte shumë i ashpër, por ne ia patëm parë hajrin. – Kujtoj fare mirë kur arsimtari i edukatës fizike, Abdyli, ma jepte topin dhe më thoshte: “Shko nise orën se unë do të vij edhe pak”.
– I kam shikuar të gjithë filmat e Bruce Lees, nga lojërat dhe luftërat e të cilit mësoja dhe frymëzohesha. – Në rininë time të hershme, pra në fillore, kam lexuar shumë literaturë shqipe.
– Dua të them për herë të parë se dikur, në atë moshë, edhe kam provuar të bëhem poet. – Deri në klasën e tetë, unë e rrahja tërë klasën time. – Shumë herët i përcillja lëvizjet e okupatorit serb dhe nuk mund të isha indiferent. – Jeta ime në Perëndim ishte plot gjallëri, shumë dinamike dhe më ka sjell çaste të lumtura. – Punoj nga 15-18 orë dhe siç po e shesh, shpeshherë edhe duke bashkëbiseduar më duhet të ha ndonjë copë bukë. – Kur jam vetëm dëgjoj xhaz, bluz, kantri dhe disa nga rok grupet. I preferoj Joe Cocer, Pink Floyd etj. – Unë nuk dua të veçohem nga realiteti i Kosovës. – Jam person i cili nuk e parapëlqen vetminë…
Telegrafi ju risjell më poshtë intervistën me Ramush Harinajn, të botuar më 2002 në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”, në rubrikën “Private”.
E IMITOJA BRUCE LEEN
HARADINAJ: Kam lindur në fshatin Gllogjan, në një familje me gjendje mesatare ekonomike. Kemi jetuar me axhën Rasimin në një shtëpi njëkatëshe. E di se kemi mbajtur edhe dele, për të cilat edhe unë jam kujdesur që në moshën time të re. Shkollën fillore e kam filluar në fshatin Irzniq, ndërsa mësuesi im i parë ishte Miftar Çeku, një mësues i zellshëm, i cili kërkonte që ne të mësonim dhe të mos shkonim të papërgatitur në mësim. Mund t’u them, pa ndonjë modesti, se kam qenë nxënës i shkelqyeshëm. Shumë e kam dashur mësimin dhe shkollën përgjithësisht. Mësuesi im ishte shumë i ashpër, por ne ia patëm parë hajrin. Në klasë uleshim nga tre veta dhe unë zakonisht ulesha në bankën e fundit.
HARADINAJ: Ju thash se deri në klasën e tetë të shkollës fillore kam qenë nxënësi më i mirë në klasë, madje edhe kryetar klase, që nënkuptonte se në mungesë të mësuesit unë kujdesesha për mësime, qetësi, rend dhe rregull në klasë. Kujtoj fare mirë kur arsimtari i edukatës fizike, Abdyli, ma jepte topin dhe më thoshte: “Shko nise orën se unë do të vij edhe pak”. Pra, edhe arsimtarët e kishin një besim tek unë, sepse isha nxënës i mirë.
HARADINAJ: Që nga mosha e femijërise dhe e rinisë së hershme unë kam preferuar sportet luftarake, pra karatenë dhe xhudon. Natyrisht, nuk ka pasur mundësi që në fshat t’i ushtroja këto sporte, por sadokudo shikoja filma, dëgjoja nga dikush diçka që ushtronte ato sporte në qytet dhe edhe unë me shokët e mi ushtronim pastaj. Një nga interesimet e mia në ato vite ishte edhe filmi. Në këtë kontekst do të them se i kam shikuar të gjithë filmat e Bruce Lees, nga lojërat dhe luftërat e të cilit mësoja dhe frymëzohesha.
ËNDËRROJA TA LARGOJA SERBINË NGA KOSOVA
HARADINAJ: Është e saktë se në rininë time të hershme, pra në fillore, kam lexuar shumë literaturë shqipe. Si nxënës i klasës së gjashtë–shtatë fillore unë kisha lexuar me dhjetëra libra të rilindasve, pastaj shumë botime tjera nga Shqipëria dhe ato që botoheshin në Kosovë. Që në atë moshë kisha lexuar vëllërërit Frashëri, Mesharin, Kadarenë, Spassen, Hivzi Sulejmanin, Fadil Hoxhën…
HARADINAJ: Edukimi im është realizuar nga rrethi im familjar. Familja ime, nëna, baba, axha etj. gjithnjë na kanë folë për Serbinë si okupatore dhe që në atë moshë tek unë ishte ngulitur ideja si ta përzëmë serbin nga Kosova, apo siç e quanin atëherë popullorçe, si ta largojmë kralin serb nga vendi ynë, të cilin e kishte zaptuar. Kjo ishte ideja ime, kjo ishte ëndrra ime më e madhe, pra që të bëhem i zoti t’i dal në ballë luftës kundër Serbisë. Prindërit na kanë treguar se çfarë kishte bërë Serbia në Kosovë dhe që nga ajo moshë unë isha ndërgjegjësuar për okupimin e Kosovës dhe isha betuar në një mënyrë se do të luftoj me çdo kusht për lirinë e popullit tim. Në mendjen time gjithnjë ishin ngulitur dhe me përsëriteshin si refren, pra që nga ajo moshë e re, fjalët se Serbia dhe Jugosllavia janë okupatore, se ato na kanë sunduar, pushtuar, se janë të këqija.
HARADINAJ: Fillimisht do të kisha thënë se më së shumti në formimin tim politik, patriotik dhe kombëtar ka ndikuar leximi. Pra, literatura shqipe që e kisha lexuar ditë e net dhe natyrisht edhe mësimet e prindërve të mi, të axhës Rasim etj. Dua të them për herë të parë se dikur, në atë moshë, edhe kam provuar të bëhem poet, pra kam shkruar poezi patriotike. Madje kisha përgatitur një përmbledhje, një pjesë e së cilës ishte botuar në fletushkat e shkollës, tjerat janë zhdukur para dhe gjatë luftës.Tematika e atyre vjershave ishte patriotike dhe fliste për epopetë tona kombëtare, nga Lidhja e Prizrenit e deri tek Konferenca e Bujanit.
E RRIHJA TËRË KLASËN
HARADINAJ: Ndoshta të gjitha nga pak nga këto që ju i cekët. Po e përsëris se kam qenë nxënës i shkëlqyeshëm, por edhe kam ditur të rrahem me shokë në orët e pushimit. Më kujtohet kur vinte mësuesi Miftar për të hyrë në orë të mësimit, ne duke lozuar ashtu një mbi një, e nxirte rrypin dhe na rrahte. Shpesh më nxirte para shokëve dhe më qortonte me fjalët: pse ti Ramush, nxënësi më i mirë po rrahesh me shokë. Pra, atë kohë edhe ne nxënësit në pushime u fshihshim, u kaçamitshim, u rrakatelshim. Më duhet të pranoj se deri në klasën e tetë unë e rrihja tërë klasën time, sepse edhe ashtu isha më i rritur me trup. Bile, unë mund t’i rrihja edhe disa shokë të klasës, që ishin ngelcana…
HARADINAJ: Po, pikërisht atë kohë isha pra edhe i lazdruar dhe nga pak problematik. Por, me filimin e vitit të parë të shkollës së mesme unë ndërrova krejtësisht dhe u bëra i urtë, i afërt, i dashur, djalë i mirë, siç e kërkonin rregullat e shkollës. Pra, tani nisa të bëhesha djalë i kulturuar. Ishte një reth i ri, një atmosferë më serioze shoqërore dhe e edukatës, ndaj edhe unë nisa t’u adaptohem rregullave të reja.
HARADINAJ: Nga aspekti i kohës së lirë, pra i aktiviteteve të lira, si hobi e kisha kalitjen fizike. Atë kohë ndihmoja familjen, pra babën që ishte shitës në shitoren e Irzniqit. Ne që në ato vite ishim një familje në sy nga pushteti, nga policia dhe ishim në përcjellje. Në gjimnaz kam qenë nxënës i mirë. Kujtoj daljen time të parë nga Kosova, për në Shkup, pra në eskurzion. Kurrë nuk i harroj ato kujtime… Në Prishtinë për herë të parë kam ardhur në një vizitë si nxënës i vitit të parë të gjimnazit. Mbaheshin garat e matematicientëve dhe ekipi i shkollës sime e zuri vendin e parë. Kësaj fitoreje ia pashë hajrin, sepse duhej të shkonim në gara të mëtutjeshme në Bullgari dhe me këtë rast më është siguruar pasaporta.
HARADINAJ: Të vazhdoja të jem nxënës i shkëlqyeshëm, që ishte edhe kërkesë e prindërve dhe arsimtarëve të mi. Por, shumë heret i percillja lëvizjet e okupatorit serb dhe nuk mund të isha indeferent ndaj gjithë atyre policëve serbë që malltretonin dhe madje edhe vranin bashkombasit e mi. Thjesht, kisha krijuar një neveri të madhe ndaj barbarizmit serb dhe projekcionet, idealet, ambiciet e mia, ngadalë po merrnin rrugën e rezistencës. Dëshira ime ishte që unë të bëhem i zoti dhe që me shokët e mi t’i përzija barbarët nga këto troje.
KISHA DËSHIRË T’I PËLQEJA NDONJË BUKUROSHEJE…
HARADINAJ: Natyrisht, ishte ajo kohë e rinisë, e vullnetit për jetë dhe unë sikur shokët tjerë bëja përpjekje që të vishesha bukur, të jem pedant, elegant dhe që mundësisht t’i pelqeja ndonjë bukurosheje!
HARADINAJ: Idhulli im ishte Ramushi! Ramushi më duket si më facë!
HARADINAJ: Këngë me sharkia, pra këngë kreshnike, këngën e Oso Kukës, këngën e Mujës, të Beq Sinanit, kryesisht pra këngë krahinash. Më kujtohen ende vargjet e këngës për Sadri Brahimin: Tuk len dilli e praron hana, Sadik Brahim nuk ban ma nana; Nuk ban nana ma asi djali, qe shtatë vjet po rrin skej malit, se nxuni mbreti as se nxuni krajli…
HARADINAJ: Kam pasur dhe vazhdoj të kem shumë shokë, por varësisht sipas etapeve të jetës sime do t’i veçoj disa, duke ndjerë respekt të madh edhe për ata që nuk po i radhis për shkak të hapësirës. Gjatë kohës se shkollës fillore i kam pasur shokë Agushin, Sadriun, Avni Ahmetin, Besim Hasanin, Milazim Mushkolajn, pastaj në gjimnaz Martin Halilajn, Nikollë Kabashin…
HARADINAJ: Gjatë shkollimit tim në Deçan filluan të më paraqiten disa probleme, telashe dhe një ditë vendosa që të largohem për në gjimnazin e Gjakovës. Thjesht në shumë kuptime të jetës unë isha më liberal dhe ajo mënyrë e filozofisë sime jetësore nuk i pëlqente rrethit dhe veçmas regjimit. Ndodhte që në kohë demonstratash unë të mos isha në mësim dhe thjesht, krijoheshin rrethana jo të favorshme për të vazhduar shkollimin në të njëjtën shkollë.
HARADINAJ: Po atë vit kam udhëtuar tek daja në Zvicër dhe vërtet u entuziazmova me jetën e Perëndimit. Filloi një jetë e re, një eksperiencë e re dhe ajo që më frymëzoi ishte që shqiptarët punonin shumë, pa ndërprerë. Një ditë e kuptova se çfarë do të thotë të punoje shumë. Bile një herë pata thënë se sikur të punoj edhe në tokën e babës tim si në Perëndim atëherë do të bëhesha më pasanik se ata. Në këtë kohë edhe gjuhën angleze e kisha perfeksionuar, sepse e flisja bukur mirë që nga Kosova. Jeta ime në Perëndim ishte plot gjallëri, shumë dinamike dhe më ka sjellë çaste të lumtura dhe përfitime në aspektin e kulturës së përgjithshme. Thjesht, e krijova një botëkuptim të ri mbi jetën, kam njohur shumë vajza… Në vitin 1994-1995 kam filluar të shoqërohem me shoqen time…
HARADINAJ: Nuk e përjetoj lirinë e plotë, sepse ende nuk kemi arritur të krijojmë një shoqëri funksionale.
MË PELQEN MIZIKA E JOE COCKERIT
HARADINAJ: Jeta ime private është shumë e kufizuar, për shkak të punëve që i kryej çdo titë. Punoj nga 15-18 orë dhe siç po e sheh, shpeshherë edhe duke bashkëbiseduar më duhet të ha ndonjë copë bukë. Kur kam kohë të lirë atëherë i vizitoj babën, nënën, nipat, mbesat, motrat, fëmijët e Luanit dhe farefisin tjetër. Dëshiroj të veçoj se kur jam në Gllogjan zgjohem heret dhe vetëm unë dhe nëna e pimë kafenë e mëngjesit, ndërsa ajo ka dëshirë të bëjë muhabet vetëm me mua.
HARADINAJ: Ka një kohë që kur kam filluar të ushtroj dy herë në javë sport, pra kur gjendem në Gllogjan dhe këtu në Prishtinë, në klubin e Nazif Gashit, shikoj ndonjë film, lexoj shtypin, por vetëm ato tema e artikuj që më duhet t’i lexoj. Nga muzika i dëgjoj të gjitha zhanret. Kur jam vetëm dëgjoj xhaz, bluz, kantri dhe disa nga rok grupet. I preferoj Joe Cocer, Pink Floyd etj.
HARADINAJ: Ajo vjen nga siguria e brendshme, nga qiltërsia ime, nga respekti për njerëzit. Thjesht, ndjehem shumë i guximshëm në jetë, për mua njerëzit janë të gjithë njësoj, si i varfëri, si i pasuri, si ylli i muzikës, si bariu… ata janë të gjithë para se gjithash njerëz. Unë nuk preferoj stilin, që për t’u dukur më interesant, më yll politik se të tjerët, të iki nga njerëzit, nga shoqëria dhe të rri vetëm me njerëz të zgjedhur. E di se disa më kritikojnë, jo me qëllime të këqija, për atë pse unë rri me secilin. Ata më bëjnë vërejtje pse ju flas të gjithëve, pse i përshëndes njerëzit që nuk i njoh, pse pi kafe në ndonjë restorant jo edhe aq reprezentativ etj. Unë jam tjetërfare, unë jam i vendosur që të jem sa më afër njerëzve. Unë nuk dua të veçohem nga realiteti i Kosoves.
HARADINAJ: Ka aty edhe gjëra të mira edhe të këqija. Por, unë jam person, i cili nuk e parapëlqen vetminë.
HARADINAJ: Zakonisht kur hidhërohem këtë nuk e shprehi shumë. Mendoj dhe pyes pse ndodh kjo. Pra, përjetoj dridhje brenda trurit tim.
HARADINAJ: Më pëlqen kur janë të sinqertë, besnikë, punëtorë dhe pedantë, që duken bukur. Nuk më pëlqen kur njerëzit nuk e kontrollojnë veten, kur pinë tepër, kur pinë tepër duhan dhe më vjen gjynah nga ata. Po ashtu më pengon kur njerëzit e kalojnë kohën kot dhe nuk punojnë asgjë.
HARADINAJ: Puno, se asgjë nuk vjen vetë së koti nga qielli!
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...