Sëmundjet e zemrës, kanceri, alzaimeri dhe aknet janë thjesht disa nga pasojat e mundshme të inflamaciont të lartë të organizmit.
Sipas Nicholas Perricone, dermatololog dhe ekspert i ushqimit, trupat tanë varen nga inflamacioni për të luftuar plagët apo infeksionet. Por, kur inflamacioni bëhet kronik, “sistemi imunitar sulmon gabimisht qelizat e shëndosha dhe proçesi që normalisht duhet të jetë shërues bëhet shkatërrues.”
Si dhe me probleme të tjera të shëndetit, shkaktari kryesor është sasia e tepruar e sheqerit. Gjithashtu duhet të keni lexuar edhe në lidhje me ndikimin e bulmetit apo të ushqimeve të skuqura. Por, inflamacioni mund të shkaktohet nga një sërë ushqimesh të pafajshme. Në vijim do të gjeni gjashtë burime surprizuese, konsumimin e të cilave do të donit ta rimendonit.
Pavarësisht reputacionit që gëzon si ëmbëlsues i shëndetshëm, agave përmban sasi të larta të sheqerit me përbërje fruktoze në sasinë prej 90% të masës. “Sheqeri ndrydh aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, duke na bërë më të prirur drejt sëmundjeve infektive si edhe ndaj kancerit,” shpjegon Dr. Perricone. Për më tepër, sasia e tepruar e sheqerit mund të shkaktojë që fibrat e kolagjenit të humbin elasticitetin e tyre duke e bërë lëkurën “më vulnerabël ndaj dëmtimeve nga dielli, rrudhave dhe dehidratimit,” shton ai.
Kosi i ngrirë ka dy shkaktarë potencialë të inflamacionit: sheqerin dhe bulmetin. Qumështi mund të shtojë nivelet e insulinës në gjak dhe të hormonit mashkullor dhe është shkaktar i zakonshëm i alergjive, që do të thotë se mund të nxisë reaksione inflamacioni. Por jo të gjithë kosët e ngrirë janë të njejtë, thotë Andrew Weil, drejtor i Qendrës për Mjekësi Integruese në Qendrën e Arizonës. “Disa kosë të ngrirë përmbajnë proteinën e qumështit kazeinë, që mund të përkeqësojë inflamacionin,” shpjegon ai. “Të tjera përmbajnë probiotikë të caktuar që në fakt mund të reduktojnë nivelet e inflamacionit në organizëm.”
Këto drithëra të shëndetshme nuk shkaktojnë të njejtën ngritje të nivelit të sheqerit që në fakt është karakteristike e karbohidrateve, por mund të shkaktojnë inflamacion në disa njerëz. Pse? Përgjigjja është gluteni. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj glurenit dhe nëse vuani nga sëmundje celiake, konsumimi i thekrës dhe elbit mund të shkaktojë që indet të përjetojnë inflamacion. Bëni kujdes me konsumimin e këtyre drithërave, veçanërisht nëse ndiheni të lodhur apo keni dhembje të kyçeve, dy tregues të inflamacionit të organizmit.
Ka shumë mundësi që ky gatim vegjetarian t’ju shijojë si pasojë e masës së përtypshme të ngjashme me mishin por ka një arsye pse quhet edhe “mish gruri.” Përbëhet i gjithi nga gluteni i grurit. Kur bëhet fjalë për inflamacionin, gluteni “mund të nxisë sistemin imunitar të shkaktojë inflamacion në aparatin tretës,” shpjegon Melissa Wood, eksperte e ushqimit për Morrison Center në New York. Inflamacioni shfaqet në formën e fryrjes apo të vështirësisë për të tretur.
Si edhe qumështi, kikirikët janë shkaktarë të alergjive dhe këto të fundit japin sinjale inflamatore ndërkohë që trupi përpiqet të luftojë këta agjentë të jashtëm. Kikirikët janë shkaktarë të mykut dhe kërpudhave, të cilat japin gjithashtu sinjale inflamatore në organizëm. Kështu që herën tjetër që do të doni të konsumoni kikirikë, provoni t’i zëvendësoni me bajame apo arrorë të tjerë.
Kombinimet e erëzave mund t’u japin një shije marramendëse gatimeve tuaja por zakonisht përmbajnë ngjyrues artificialë dhe sheqer. Për të arritur të njejtën shije pa përdorur këto erëza, bëni mirë të provoni një kombinim të specit, kripës së detit, piperit dhe uthullës së mollës të cilën mund ta përgatisni edhe vetë.
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...