Google ADS

Arbër Zeneli e komenton kështu golin spektakolar ndaj PSV-s

23:33 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Përfaqësueses se Kosovës, Arbër Zeneli, e filloi si titullar ndeshjen për Heerenveenin ndaj gjigantit holandez PSV Eindhoven.

Dhe vetëm katër minuta iu nevojitën atij të gjen rrugën drejt golit.

Për këtë ylli i Përfaqësueses së Kosovës është shprehur mjaft i lumtur dhe normalisht që nuk ka munguar edhe falënderimit për tifozët.

“Paraqitje e mirë ekipore sot, jam i lumtur për golin e parë sezonal. Mbështetja ishte fantastike”, ka shkruar Zeneli.

Në fund Heerenveeni fitoi me rezultat 2-0 dhe kështu renditet në vendin e shtatë me tetë pikë nga katër ndeshje, një më pak se PSV dy pozita më lart.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme