Google ADS

Trump dhe Netanyahu do të takohen në New York

23:28 | 10 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se do të takohet me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në New York.

Lajmin e ka bërë të ditur Netanyahu për gazetarët përpara se të fillonte një udhëtim për në Argjentinë. Ai pritet të vizitojë Kolumbinë dhe Meksikën përpara se të shkoj në SHBA, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

“Nga Meksika do të shkoj në New York për të folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe atje do të takohem me mikun tim, Presidentin Donald Trump”, tha Netanyahu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme