Kosova është gati për Gjermaninë

22:03 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Kosova U-19 femrat sot paradite mbajti seancën e parë stërvitore, sikur që edhe pasdite seancën e dytë, ku përzgjedhësi Kushtrim Munishi bashkë me shtabin teknik u përqendruan në lojën tekniko-taktike në mbrojtje dhe sulm.

Atmosfera në ekipin kombëtar është e mirë dhe vashat po punojnë me zell të madh. Ndërkaq, gjendja shëndetësore e vajzave sipas fjalëve të mjekut të ekipit, Milazim Gjocaj është e mirë.

Nesër Kosova do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës kundër Gjermanisë. Ndërsa, trajneri Megzon Viksoka deklaroi: Sot kemi pasur në stërvitje me theks kryesisht taktik duke ushtruar shumë situata në lojë. E dimë që kemi një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë, por ne do të përgatisim strategjinë tonë në mënyrë që me sukses të i kundërvihemi Kombëtares gjermane”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme