Papa Françesku ka marrë lëndime të lehta në kokë, pasi goditi një pjesë të automjetit të tij me të cilin po udhëtonte në Kartagjenë, Kolumbi.
Një zëdhënës i Papës konfirmoi plagët, të cilat u publikuan në media, duke thënë se ‘ai është duke i trajtuar plagët me akull’, transmeton portali arbresh.info
Incidenti ndodhi përderisa Ati i Shenjtë, 80 vjeç, po udhëtonte me makinën e personalizuar të rrethuar me xhama antiplumb dhe përderisa po përshëndeste turmën.
Papa Françesku është duke vizituar Kolumbinë, ndërsa ka bërë ndalesa në Bogota, Medellin dhe Kartagjena./arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin