Një hetim i zhvilluar nga media britanike BBC nxjerr në dritë një të vërtetë të frikshme të ndodhur në jug të Skocisë.
Trupat e qindra fëmijëve besohet të jenë varrosur në një gropë masive në Lanarkshire nga viti 1870 deri në vitin 1930.
Të miturit kanë qenë të gjithë banorë të jetimores Smyllum Park që drejtohej nga murgeshat katolike. Të paktën 400 prej tyre mendohet të jenë varrosur në një seksion të varrezave Saint Mary në Lanark. “Doughter of Charity”, organizata që drejtonte shtëpinë e fëmijës refuzoi të komentonte zbulimet që kanë tronditur opinionin publik, transmeton tch.
Jetimorja në fokus të hetimit të zhvilluar nga programi i BBC “File On 4” në bashkëpunim me “Sunday Post” u hap në 1864-n dhe mbylli dyert në 1981-n, pasi priti 11600 të mitur.
Dyshimet mbi varrin masiv u hodhën fillimisht nga dy ish-banorë të shtëpisë së fëmijës në 2003-shin, Frank Docherty dhe Jim Kane, gjatë përpjekjes së tyre për të zbuluar abuzimet fizike të cilave u nënshtroheshin fëmijët nga stafi i jetimores.
Pavarësisht këmbënguljes së organizatës bamirëse se fëmijët ishin varrosur veçmas në 158 varre, Frank dhe Jim besonin se numri i viktimave ishte më i madh. Hetimet e “File On 4” dhe “Sunday Post” sugjeruan se ata kishin të drejtë dhe se të paktën 400 të mitur ishin varrosur në gropën masive.
Të dhënat sugjerojnë se shumica e fëmijëve kishin vdekur nga shkaqe natyrore të tilla si pneumonia apo sëmundje të tjera të kohës. Hetimet hodhën dritë gjithashtu edhe mbi abuzimet e shumta të cilave u nënshtroheshin fëmijët, si rrahje, turpërime publike e abuzime psikologjike.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve