Albert Krasniqi monitorues i punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se vendet e garantuara për komunitetet mundësuan krimin e Qeverisë.
Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se po të mos ishin 20 vende të garantuara për deputetët që përfaësojnë komunitetet joshqiptare, këto komunitete do të fitonin 7 vende më pak se që kanë aktualisht.
Ja postimi i tij:
Vendet e garantuara për komunitetet mundësuan krijimin e Qeverisë
Nëse në Kuvendin e Kosovës nuk do të ishin 20 vende të garantuara për deputetët që përfaqësojnë komunitetet jo shqiptare, këto komunitete do të fitonin vetëm 13 vende, 7 më pak se që kanë aktualisht. Deputetë serb do të kishin 8 ulëse me 48,039 vota, kurse deputetët nga komunitetet tjera jo shqiptare dhe jo serbe, do të kishin 5 ulëse me 28,218 vota.
Opozita e tanishme (VV dhe LA) do të kishin 62 deputetë, ndërsa të gjitha partitë që janë sot në pushtet (PANA dhe komunitetet) do të kishin 58 deputetë.
Edhe në këso rrethana, Qeveria e tanishme nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...