Qeveria e re, së bashku me programin e saj politik, do të prezantohen nga Kryeministri Edi Rama para Parlamentit ditën e hënën, në një tjetër seancë plenare, ku pas pyetjeve dhe diskutimeve, do të marrë edhe votën e deputetëve.
Paraditen e së hënës, Parlamenti pritet të mblidhet përsëri në një tjetër seancë të posaçme plenare, gjatë të cilës Kryeministri Edi Rama, i dekretuar tashmë nga Presidenti i Republikës, do të paraqesë para deputetëve përbërjen e qeverisë së ardhshme me të cilën do të drejtojë vendin gjatë 4 viteve në vijim, si dhe programin politik të saj, në bazë të të cilit do t’i kërkojë Parlamentit votën e besimit.
Punimet pritet të vijojnë gjatë, pasi përveç prezantimit të qeverisë dhe programit nga Kryeministri Rama, seanca parlamentare do të vijojë me pyetje të ndryshme nga deputetët e grupeve të ndryshme, të cilave duhet t’u përgjigjen ministrat sipas sektorit përkatës që do të mbulojnë, si dhe vetë Kreu i Qeverisë.
Më pas do të vijë radha e diskutimeve dhe debatit dhe vetëm në fund, pritet që Parlamenti të nisë procesin e votimit, përmes të cilit do t’i besohet ekzekutivit të ri drejtimi i vendit.
Qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën vetëm pas betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave te Presidenti i Republikës, gjë që parashikohet të ndodhë ditën e mërkurë, pasi Ilir Meta të jetë kthyer nga një vizitë në Itali.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...