Itali, pezullohen dy karabinierë nën dyshimet se kanë përdhunuar dy studente

15:21 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info
Ministrja e Brendshme italiane, Roberta Pinotti deklaroi se janë duke pritur rezultatet e hetimit dhe se autorët e veprës do të ndëshkohen ashpër nëse vërtetohet ajo çfarë thonë studentet

Dy oficerë të xhandarmërisë italiane (Carabinieri) janë suspenduar për shkak të dyshimeve se kanë përdhunuar dy studente nga SHBA-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidenti i turpshëm ka ndodhur të enjten në qendër të Firencës në Itali, kurse mediat italiane kanë raportuar se rastin në polici e kanë raportuar studentet e sulmuara 20-vjeçare të cilat ishin për studime në këtë qytet italian.

Dy pjesëtarë të xhandarmërisë italiane ndërhynë në orët e para pas lajmërimit për trazira në një lokal nate në sheshin Michelangelo, dhe pasi në afërsi nuk kishte taksi, me automjetin zyrtar të xhandarmërisë i dërguan dy studentet amerikane deri te banesa e tyre, dhe pastaj gjoja se i kanë përdhunuar.

Karabinierët janë pezulluar, kurse në vijim janë hetimet për skandalin, për të cilin më shumë detaja do të mësojmë pas zbardhjes së rezultateve të analizave të mostrave të ADN-së nga apartamenti i vajzave.

Agjencia e lajmeve italiane (ANSA) raporton se rastin është duke u ndjekur nga afër Departamenti Amerikan i Shtetit përmes konsullatës në Firencë.

Ministrja italiane e Punëve të Brendshme, Roberta Pinotti ka deklaruar se janë duke pritur rezultatet e hetimit dhe se autorët e veprës do të ndëshkohen ashpër nëse vërtetohet ajo çfarë thonë studentet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme