Deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nuk kanë dashur të jenë pjesë e cirkut të opozitës.
“Ata kanë dashur të na e imponojnë lojën e tyre. Është e pakuptimtë të ketë debat për më pak se 24 orë nga themelimi i Qeverisë. Është koha që Qeveria të punojë sepse kemi humbur mjaft kohë. Për punën dhe planet e Qeverisë ne do të diskutojmë në ditët në vazhdim. Debatet që po diskutohen vetëm shfryrje e mllefit që e kanë humbur atë që kanë dashur”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se gjuha e urrejtjes së përdorur nga deputet është tendencë për mbjellje të racizmit.
“Kosova si shtet shumë etnik është vlerë për vendin tonë dhe mendojmë se qasja e disa individëve të opozitës është e barabartë me gjuhën e urrejtjes që është tendencë për të mbjellur racizëm në Kosovë. Ne duam të krijojmë raporte për të gjithë qytetarët e Kosovës. Bëjmë thirrje që për shkak të një lufte jo parimore të mos rrezikohet që të përdoret gjuha e urrejtjes në institucionet e Kosovës që shkakton situatë jo të dëshirueshme”, thotë ai./arbresh.info/
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...