Google ADS

Viti: Besimtarët katolikë luten për nxënësit që kanë nisur vitin e ri shkollor

13:05 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Në Kishën katolike në Binçë të komunës së Vitisë, besimtarët katolik bashkë me priftin dhe shumë fëmijë i drejtuan lutjet e tyre Zotit për nxënësit që kanë nisur vitin e ri shkollor.

Ajo që e bëri më të veçantë meshën e të dielës në kishën e Shën Ndout në Binçë ishin çantat para altarit dhe dhuratat që i prezantuan aty, njofton Klan Kosova.

Veç çantave shkollore aty pati edhe top futbolli e disa dhurata tjera.

Lutjet e tilla për fëmijët që nisin vitin e ri shkollor, praktikohen nëpër shumë Kisha në Kosovë dhe mbarë botën.

21584514_10209950506946400_1682478858_o 21585661_10209950506826397_522621713_o 21584193_10209950506906399_1591251582_o 21557122_10209950506666393_1832067363_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme