Uragani Irma është duke u bërë çdo herë më i madh dhe pritet të jetë shumë më i rrezikshëm sesa uragani Harvey.
Irma ka futur në krizë të thellë Ishujt Karaibe, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilëve si dhe dëme të mëdha material. Uragani i cili shkatërroi Ishujt Karaibe, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilëve si dhe dëme të mëdha material, pritet të prekë Floridën, e shtetet fqinje të saj në jug të ShBA.
Alma Gripshi Kraja jeton në Fort Lauderdale në Jug-Lindje të Floridës, pranë Majamit, një zonë që rrezikohet së tepërmi nga uragani Irma. Alma dhe familja e saj, kanë vendosur të mos largohen pasi siç thotë, Alma, për Zërin e Amerikës, kanë besim tek masat që po marrin autoritetet dhe tek siguria e rreptë e ndërtesave. Megjithatë ajo shpreh shqetësim për gjendjen dhe thotë se për sa vite ka qenë në Florida nuk është pritur ndonjë stuhi kaq e fuqishme.
Alma Gripshi Kraja“Ditë të mbushura plot ankth e pasiguri, rrugët janë pothuajse bosh. Duke qenë se ne nuk kemi pasur eksperiencë të ngjashme më parë, të një uragani me këto përmasa, jemi të frikësuar. Urgani pritet të vijë të shtunën në darkë deri të dielën. Shumë njerëz janë evakuar, rreth 600 mijë persona kanë ikur.
Qendra të shumta strehimi vazhdojnë të hapen. Supermarketet janë gjithmonë me njerëz, të cilët furnizohen me gjërat e nevojshme për këto raste. Aq saqë kurdo që të shkosh, nuk gjen dot ujë raporton dritare.net.
Edhe pse ka shumë panik, ne vendosëm të qëndrojmë, pasi kemi besim tek masat që po marrin autoritetet dhe tek siguria e rreptë e ndërtesave. Dhe ne jemi në kat të lartë banimi, shtëpitë private janë më të rrezikuara. Fort Lauderdale dhe Majamit janë epiqendra të uraganit, ndaj nëse do të ishim në shtëpi të ulët, duhet të ishim evakuar.
Lëvizjet e njerëzve janë të pakta, pasi shumica e njerëzve tashmë i kanë marr masat dhe janë strehuar.
Shqetësimi më i madh është siguria. Shprehja që po qarkullon këto javë në Florida është, të përgatitemi për më të keqen, e të shpresojmë për më të mirën. Është një ndjenjë shumë e lartë solidariteti nëpërmjet njerëzve të njohur dhe të panjohur.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...