Temperatura e dhomës së gjumit gjatë natës, është më e rëndësishme nga sa mund të mendohet. Sipas ekspertëve temperatura optimale gjatë natës duhet të jetë nga 15 deri në 19 gradë dhe kjo vlen kryesisht për stinën e ftohtë.
Fjetja në një dhomë të ftohtë zvogëlon rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes tyre diabeti. Në këto raste, ambienti i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës së mirë, dyfish në raport me normalen.
Ndër të tjera, fjetja në të ftohtë, ndihmon për të djegur kalori gjatë ditës. Këto dy elementë ndikojnë në reduktimin e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të tjera metabolike.
Një tjetër avantazh i të ftohtit është se ju bën të dukeni më të rinj. Për të ndihmuar fjetjen në temperatura të ftohta, ekspertët këshillojnë që të flihet zhveshur dhe në këtë mënyrë prodhohet më pak nga hormoni i stresit, i cili shkakton shtim peshe.
Po ashtu këshillohet që edhe me partnerin/en të flihet zhveshur, pasi një gjumë i tillë e bën raportin më të lumtur në raport me periudhën kur flihet me pizhama, shkruan noa.al. Po ashtu në sajë të kontaktit me lëkurën, prodhohet një hormon i quajtur oksitocinë, i cili njihet ndryshe si hormoni që përmirëson shëndetin fizik dhe mendor, duke luftuar stresin, depresionin dhe tensionin e ulët.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë