Sigurisht se nga zyret në Prishtinë, duhet të sigurohet një patrullë policie për t’ju shoqëruar si redaksi për të qarkulluar në veri të vendit.
Në pamundësi për t’u ndalur për të xhiruar lirshëm, për shkak të situatës politike dhe të sigurisë, të instaluar që nga pas lufta, arbresh.info ju sjellë xhirime në lëvizje nëpër komunat veriore me shumicë serbe, konkretisht Zveçani.
Patrulla e Policisë ka siguruar ekipin, për t’ju sjellë pamjet që nuk kanë ndryshuar shumë nga pas lufta. Mungon infrastruktura e re, veturat vazhdojnë të kenë regjistrimin “Kosovska Mitrovica (KM)”, apo në të kundërtën janë pa tabela.
Atje vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele, për të cilat Kosova po negocion me Serbinë në Bruksel që nga viti 2011.
Në veri funksionon Universiteti paralel i Prishtinës që ka nxjerrë dhjetëra gjenerata deri më tani, i cili së fundi u kërkua të përfshihet në Ligjin për Arsimin e Lartë nga përfaqësues të Listës Serbe në Legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, duke mbetur pezull edhe ndryshimet tjera për plotësimin e këtij ligji.
Edhe Spitali në veri të vendit vazhdon të funksionojë nën administrimin e Beogradit zyrtar, dhe vazhdimisht një tabor i serbëve të Kosovës, përfshirë liderin e Partisë së Serbëve të Kosovës, kanë kërkuar dialog me serbët e Kosovës për përmirësimin e jetës së tyre, duke e parë të panevojshëm dhe të pasuksesshëm rezultatin e negociatave në Bruksel.
Këta serbë kanë ngriur edhe shqetësimin e mospërfshirjes asnjëherë të serbëve të Kosovës në këtë dialog.
Për më shumë rreth pamjeve në veri shihni video-xhirimet e portalit arbresh.info:
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...