Britani: Marshim në Londër kundër Brexit

08:16 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Mijëra persona janë mbledhur në qendër të Londrës për një marshim, që ka si destinacion sheshin para Parlamentit, në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë që parashikon daljen nga BE brenda vitit 2019.

Siç thonë organizatorët, “Marshimi i Popullit për Europën” synon të bashkojë, rivlerësojë dhe të kundërshtojë daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni.

Ditën e hënë, Parlamenti pritet të votojë “repeal bill”, siç njihet ligji që do të anulojë të gjithë legjislacionin europian në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse negociatat me Brukseli për realizimin e “Brexit” po ecin me ngadalë.

Disa manifestues mbajnë në duar flamurin e Bashkimit Europian, ndërsa të tjerë mbajnë pankarta me parullën “Exit from Brexit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme