Mediat botërore shkruajnë për formimin e Qeverisë së Kosovës (FOTO)

08:35 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Shumica e mediave më prestigjioze botërore kanë raportuar se Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër.

Reuters, ABC, Bloomberg, CNN, BBC, etj, pastaj mediat e rajonit, ato kroate, serbe, boshnjake, malazeze, maqedone e hungareze kanë raportuar për përfundimin e krizës politike në Kosovë dhe votimin e qeverisë, transmeton lajmi.net.

Mediat ndërkombëtare nuk kanë lënë pa e përmendur faktin se Haradinaj ka qenë njëri nga drejtuesit kryesore të UÇK-së, forcë kjo që ka luftuar kundër Serbisë.

“Haradinaj është zotuar për dialog me Serbinë”, shkruajnë këto media.

Haradinaj u zgjodh sot kryeministër i Kosovës me 61 vota.

km1 km2 km3 km4 km5 km6 km7 km8

km9

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme