Google ADS

Ingrit Gjoni poston fotografi të rrallë, me djalin dhe bashkëshortin

02:03 | 10 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Këngëtarja Ingrit Gjoni, e rezervuar gjithnjë për familjen, këtë të shtunë ka thyer zakonin e saj duke postuar në ‘Instagram’ një foto të rrallë të bashkëshortit.

“Pidi me babin”, shkruan Ingrit Gjoni krahas fotos së dy meshkujve më të rëndësishëm të jetës së saj.

Ajo dhe partneri i saj u bekuan me Paridin, vogëlushin që i ka rrëmbyer zemrat shumë prej ndjekësve të së ëmës. Ingriti ndan shumë momente dhe foto me Paridin, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për bashkëshortin.

977d17c7749c0e52fcebe671b435a93c f5901ad16beedba5561d40454ca19ad6 popop_1504962321-7677930

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme