Kryengritësit myslimanë të Rohingya në Mianmar kanë shpallur armëpushim të njëanshëm për të lehtësuar krizën humanitare që ka goditur vendin.
Ushtria e shpëtimit Arakan, deklaroi se armëpsuhimi do të fillojë të dielen, dukei kërkuar ushtrisë së Mianmarit që të respektojë vullnetin e tyre, transmeton portali arbresh.info
Konflikti në Mianmar filloi me 25 gusht, pasi kryengritësit myslimanë sulmuan ushtrinë e vendit.
Rreth 290 mijë persona besohet se janë larguar nga Rakhina dhe kanë kërkuar strehim në kufi me Bangladeshin.
OKB ka deklaruar se grupet e ndihmës kanë nevojë urgjente për 77 milionë dollarë për të ndihmuar të larguarit nga Mianmari. Gjithashtu është theksuar se ata janë duke vuajtur për ushqim, ujë dhe shërbime shëndetësore./arbresh.info/
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...