Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, do t’ia dorëzojë postin e shefit të ekzekutivit Ramush Haradinajt, në ditën e parë të javës që vjen.
Burime të portalit Koha kanë bërë me dije se Mustafa e Haradinaj do të bëjnë pranim – dorëzimin e detyrës të hënën.
“Të hënën do të bëhet dorëzimi i detyrës te z. Haradinaj. Për orën, mbetet që të konfirmohet, por besojmë se do të jetë aty kah mesdita”, ka thënë për portalin Koha.net një burim brenda kabinetit të Mustafës.
Haradinaj u zgjodh sot kryeministër me 61 vota të deputetëve të Kosovës, derisa seanca e jashtëzakonshme e thirrur për sot u zvarrit për disa orë në pritje të deputetëve të Listës Serbe, të cilit kishin shkuar në Beograd për të marrë sinjalin se mund ta votojnë Haradinajn për kryeministër.
Para gazetarëve, Haradinaj tha se do të flasë për prioritetet e tij si kryeministër në ditën që merr mandatin si kryeministër. E siç ka thënë, kjo do të bëhet “kur z. Mustafa të jetë gati”.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...