Nesër pritet dorëheqja e gurvenatorit të BQK-së

22:07 | 9 Shtator 2017
Arbresh Info

Gurvenatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza nesër pritet të jap dorëheqje nga ky post.

BQK-ja me një komunikatë ka njoftuar se nesër do të mbahet një konferencë për media.

“Ju vëmi në dijeni se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) , nesër e dielë 10 Shtator, organizon konferencë me media.Konferenca mbahet në Hollin e BQK –së në ora 11:00. Më këtë rast , Guvernatori Hamza do të t’i drejtohet mediave lidhur me zhvillimet e fundit”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Bedri Hamza do ta udhëheq Minsitrinë e Financave në qeverinë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme